Sot pata nderin dhe kënaqësinë që të promovoj qendrën “Një pikë shërbimi” në qytetin e Kumanovës. Kjo është qendra e tretë me radhë që vihet në funskion pas qendrave në qytetin Shkupit dhe Tetovës.Në këtë event isha i shoqëruar nga kryetari i komunës së Kumanovës, z. Maksim Dimitrievski dhe deputeti i zonës, z. Berat Ajdari. Për të testuar funksionalitetin e kësaj qendre, kërkova dy lloj shërbimesh, të cilat i mora shpejt dhe në mënyrë efikase.Ky projekt ka për qëllim që qytetarët të marrin shërbime më të mira, më të lira dhe më efikase. Gjithashtu kjo pikë për shërbime u mundëson qytetarëve të marrin shërbime dhe informacione nga institucione shtetërore dhe publike.Aktualisht, ofrojmë 62 shërbime të drejtpërdrejta dhe mbi 800 informacione të nevojshme mbi marrjen e shërbimeve, si dhe jemi duke bashkëpunuar me institucionet siç janë:Ministria e punëve të brendshme,Drejtoria e të hyrave publike,Agjencia për kadastër dhe patundshmëri, etj., dhe për një kohë shumë të shkurtër synojmë që të rrisim numrin e shërbimeve tona me afro 20 shërbime.☑️Deri në fund të muajit gusht planifikojmë që numri të rritet me afro 40 shërbime të tjera, ndërsa deri në fund të projektit kemi për qëllim që të ofrohen edhe 135 shërbime të tjera.Më lejoni të them se pikat tona për shërbime në qytetet e Manastirit dhe Ohrit janë pothuajse gati dhe për një periudhë të shkurtër kohore do të bëjmë dhe promovimin e tyre. Por nuk ndalojmë me kaq. Planifikojmë që të hapim pika për shërbime në qytetet me mbi 25.000 banorë, si Struga, Kërçova, Strumica, Velesi, Gostivari etj.Theksoj se nuk do t’i harrojmë qytetet ku jetojnë më pak se 25.000 banorë. Këto qytete ne do t’i pajisim me aparate të quajtura “dokumentomatë”, me anë të të cilëve qytetarët do të mund t’i marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë.