Shaqiri: Do të rishikohen të gjithë faktorët që garantojnë frymë të lirë mediatike

Takime të njëpasnjëshme me operatorët sot, në kuadër të një dialogu më të gjërë që kemi hapur me të gjithë akorët relevant të transmetimit të kanaleve televizive dhe ne sferën e mediave në përgjithësi.📺📻🎙 Do të rishikohen të gjithë faktorët që garantojnë frymë të lirë mediatike, mundësitë për përkrahje dhe zhvillim të mëtejshëm të mediave vendore, respektim të të drejtës së autorit dhe të drejtave të ngjajshme, para se të krijohen politika të reja konform praktikave dhe legjislacionit të Bashkimit Evropian, që do ta garantojnë të drejtën për informim të qytetarëve. ☑️Në këtë proces, kemi konsultuar edhe Delegacionin e BE, dhe do të përfshijmë edhe përfaqësuesit e mediave, Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, shoqatat qytetare relevante për fushën, për të gjetur zgjidhje adekuate ligjore.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…