Shaqiri: Edukimi i hap dyert drejt së ardhmes

📚Edukimi i hap dyert drejt së ardhmes. E nesërmja u takon atyre të cilët përgatiten për të, sot.📎Kisha nderin që të pres në zyrën time, studentin Agron Demiri, njëherit edhe Kryetar i Parlamentit Studentor dhe Asociacionit, pranë Universitetit të Europës Juglindore.Unë jam i vetëdijshëm për të gjitha nevojat dhe kërkesat e studentëve dhe shpreha gjithë gatishmërinë time që të kontribuoj dhe ndihmoj në përmbushjen e këtyre nevojave dhe kërkesave.Përgjatë takimit diskutuam për mundësitë që të ofrojmë programe për kryerje të punëve praktike për studentët në të ardhmen, t’i përfshijmë studentët në debate publike që prekin interesat e këtyre të fundit.☑️Përkrahja nga institucioni që unë drejtoj nuk do të mungojë kurrë kur bëhet fjalë për të ardhmen e këtij vendi, për studentët. Dyert e institucionit tim do të jenë gjithmonë të hapura për gjithë studentët dhe unë do të jem gjithmonë i gatshëm të dëgjoj idetë dhe kërkesat e tyre.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…