Shaqiri- Garsija: Krijojmë sistem arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës, ​​në përputhje me përvojat më të mira europiane

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot realizoi  takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hose Luis Losano Garsia.Ministri Shaqiri theksoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shkëmbeu informacione për proceset reformuese që po realizohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.“Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon me këmbëngulje drejtë rrugës  europiane ndërsa përpjekjet tona në arsim janë të krijojmë sistem arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës, ​​në përputhje me përvojat më të mira europiane. Prandaj për ne është shumë e rëndësishme mbështetja konstruktive dhe shkëmbimi i njohurive”, theksoi  ministri Shaqiri.Ministripotencoi  se me ndryshimet në arsimin nëntëvjeçar, nxënësit fokusohen  në mësimdhënie që tek ata zhvillon mendimin analitik dhe kritik, nxit kreativitetin dhe i trajnon të dallojnë  informacionin e vërtetë nga aii pavërtet.Vlerat thelbësore që tregojnë programet e reja  janë respektimi i diversitetit, toleranca dhe multikulturalizmi.Sa i përket ndryshimeve në arsimin e mesëm profesional, ato synojnë një marrëdhënie më të ngushtë mes shkollave dhe kompanive, si kusht për plotësimin e nevojave të tregut të punës nga njëra anë dhe mundësive për punësim të shpejtë të të rinjve nga ana tjetër.Ambasadori Garsia tha se Spanja mbetet partner i besueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu gatishmërinë për të përforcuar vazhdimisht  bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se në interes të dyanshëm është nxitja e mëtejshme e takimeve ndërmjet përfaqësuesve të dy vendeve, si synim i mirë për shkëmbimin e praktikave pozitive.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…