Shaqiri: I fokusuar drejt së ardhmes dhe sfidave të reja

“Sot, përmbylla edhe ditën time të fundit si Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Që nga dita ime e parë e marrjes së këtij mandati dhe deri në ditën e tij të fundit, puna ime është karakterizuar dhe udhëhequr nga parimi i transparencës dhe ndershmërisë sepse unë besoj se ndershmëria është politika më e mirë.
Ka qenë një periudhë e mbushur me shumë sfida dhe arritje.
Reforma në administratën shtetërore, Ligji për udhëheqësit e lartë, Ligji për të punësuarit në sektorin publik, Ligji për nëpunësit administrativ, digjitalizimi i shërbimeve, projekti “Një pikë shërbimi”, sistemi i interoperabilitetit, identifikimi digjital, Strategjia nacionale e TIK-ut, web-faqet e unifikuara, Strategjia e të dhënave të hapura, Sistemi për menaxhimin e dokumenteve (DMS), projekti për sigurinë kibernetike, “Roam like at home”, përmirësimi i rrjetit të telekomunikimit, harmonizimi i legjislacionit vendas me atë evropian në fushën e medias janë procese të pakthyeshme, për realizimin e së cilëve është punuar dhe po punohet me përkushtimin më të madh.
Këto procese janë të pandalshme dhe të pakthyeshme, ashtu siç është edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euroatlantike dhe Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, jam i gatshëm që ministrit të ardhshëm t’i ofroj mbështetjen dhe konsulencën time, në mënyrë që të vazhdojë pa pengesa realizimi i këtyre proceseve.
Tani i gjithë fokusi im drejtohet kah e ardhmja dhe sfidat e reja që ajo sjell me vete. Duke e njohur veten time dhe duke u udhëhequr nga parimet e transparencës dhe ndershmërisë në punë, besoj se do t’ja dal mbanë me sukses secilës sfidë me të cilën do të përballem“.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…