Shaqiri: Implementimi i Sistemit të Integriteti do të kontribuojë drejt funksionimit efikas dhe efektiv të administratës shtetërore me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve

Për të shënuar Ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, organizoi konferencën “Zgjidh drejtimin e duhur! Zgjidh integritetin!”, ku folës ishte edhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Jeton Shaqiri.   “Si rezultat i përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndër institucionet e para e zhvilloi Programin kundër korrupsionit me Plan Aksionar konkret, i cili synon të lehtësojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, të kontribuojë në ç’rrënjosjen e tij dhe të parandalojë shfaqjen e mëtejshme të tij”, theksoi Shaqiri.   Ndër të tjera, Shaqiri theksoi se: “Koncepti i integritetit është pjesë përbërëse e sistemit të qeverisjes së mirë. Në kontekst të qeverisjes së mirë,  po zhvillojmë integritetin personal dhe institucional, të garantuar me pavarësi, profesionalizëm dhe llogaridhënie në kryerjen e kompetencave të përcaktuara me ligj.”   Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është përfshirë në pesë ‘pilot’ institucionet për Implementimin e Sistemit të Integritetit në kuadër të IPA II projektit të BE-së “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën shtetërore”, realizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, theksoi Shaqiri.   “Së fundmi, unë besoj se vendosja dhe Implementimi i Sistemit të Integritetit do të kontribuojë drejt funksionimit efikas dhe efektiv të administratës shtetërore me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve”, përmbylli fjalimin e tij, ministri Shaqiri.      

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…