Shaqiri: Investojmë në trajnimin e punonjësve administrativ

☑️Qëllimi ynë kryesor është që të sigurojmë shërbim efikas dhe administratë kompetente për qytetarët dhe bizneset duke investuar në dijen dhe aftësinë e secilit punonjësi administrativ.👉Për të arritur nivelin e kërkuar të cilësisë së shërbimit, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë solli Programin vjetor për vitin 2021 për trajnim të udhëheqësve administrativ përmes sistemit elektronik për menaxhim të mesimit (CYY/LMS).Qëllimi i programit për trajnim të udhëheqësve administrativ është që të kontribuojë në avancimin e aftësive të udhëheqësve administrativ dhe të ndjekë punën e secilit punonjësi, në mënyrë që të rriten aftësitë e tyre dhe të krijohen mundësi për arritje të reja në karrierë.👉Sistemi elektronik për menaxhim të mësimit (CYY/LMS) ofron një mënyrë ekonomike dhe pragmatike të ndjekjes së trajnimit. Nëse me pjesëmarrje fizike, numri i ndjekësve të trajnimit është më i vogël, modeli i E-mësimit lejon që njëkohësisht trajnimin t’a ndjekin më shumë persona.👉Përmbajtja e trajnimit është e strukturuar në katër module, të cilët trajtojnë tematika të ndryshme të fushës administrative. Këto module janë të fokusuar në zhvillimin e aftësive specifike, të nevojshme për kryerjen e detyrave të punës në nivel të pozitës udhëheqëse.☑️Përmes disa ndryshimeve ligjore, tashmë kemi bërë të mundur edhe pjesëmarrjen në këtë trajnim të personave që nuk janë pjesë e administratës. Të njëjtëve do u mundësohet edhe pjesëmarrje në provimin për udhëheqës administrativ.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…