Shaqiri: Jemi të vendosur të çojmë procesin e reformës së administratës shtetërore deri në fund

☑️Jemi të vendosur të çojmë procesin e reformës së administratës shtetërore deri në fund.📌Punojmë vazhdimisht në këtë drejtim dhe shkëmbejmë eksperienca me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe bashëpunojmë me shkollën rajonale për administratën publike (ReSPA).➡️Shkolla rajonale për administratën publike (ReSPA) është organizatë rajonale e nisur si iniciativë e përbashkët nga Komisioni Europian dhe Banka Botërore. Kjo shkollë menaxhohet dhe udhëhiqet nga 5 anëtarë të saj: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Sërbija dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.➡️Shkolla rajonale për administratën publike (ReSPA) jep një ndihmesë të madhe në procesin e reformës në administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.Kam qënë në komunikim të vazhdueshëm me homologët e mi të shteteve të Ballkanit perëndimor dhe këto komunikimi do intensifikohen akoma më shumë në të ardhmen. Së fundmi zhvillova bisedë me përfaqësues të Departamentit të administratës publike të Republikës së Shqipërisë.📞Sot pata një bisedë telefonike me Ministren për administratë publike dhe vetëqeverisje lokale të Republikës së Sërbisë, znj. Marija Obradovic.Temë diskutimi e bisedës tonë ishte Shkolla rajonale për administratën publike (ReSPA) dhe reforma e administratës publike.Shkëmbimi i eksperiencave në këtë fushë është tejet i rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij procesi.☑️Bisedën telefonike e mbyllëm duke rënë dakort që komunikimi  dhe bashkëpunimi ynë i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…