Shtatorin e kaluar, nxënësit e klasës së parë mundën të nisnin një udhëtim emocionues shkollor duke përdorur një aplikacion regjistrimi online. Synimi ynë është që një numër i madh i nxënësve të klasës së nëntë të regjistrohen në Shkollë të Mesme në shtator të këtij viti, ku do të vazhdojnë shkollimin, në mënyrë elektronike. Këtë do ta mundësojmë me shërbimin digjital të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – “Regjistrimi elektronik i nxënësve në Shkollat e Mesme”. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e shërbimit të ri të realizuar në kuadër të projektit “Digjitalizimi i shërbimeve në sektorin e Arsimit”, i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Shkup.Shaqiri theksoi se në kohën e jetës së shpejtë dhe përdorimit intensiv të pajisjeve celulare, janë të kuptueshme përpjekjet e secilit institucion shtetëror për të ofruar sa më shumë nga shërbimet e tyre në formë digjitale.Është fakt që pandemia na detyroj ta përshpejtojmë digjitalizimin në Arsim në tërësi,dhe në kushte me kontakte të zvogluara fizike të mundësojmë realizim të deytrimeve,por gjithashtu është fakt se përfitimet nga ajo janë të rëndësishme edhe në periudhën post-kovid.Digjitalizimi i shërbimeve rrallon pritjet e gjata në sportel me dokumente në dorë, eliminon shpenzimet e dorëzimit të dokumenteve me postë, shkurton kohën për kryerjen e formaliteteve dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, i shton transparencë të gjithë procesit.Duke ofruar shërbime elektronike, si Ministri ne u japim vlerë përdoruesve, tha ministri, duke shtuar se prindërit dhe fëmijët, si përdorues të shërbimeve arsimore, përveç aplikimit për regjistrim në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, mund të aplikojnë edhe në mënyrë elektronike për konkurse, për bursa, për nostrifikimin e diplomave, për akomodim në konvikte. Gjithashtu, është krijuar mundësia për informimin elektronik të prindërve apo kujdestarëve të nxënësve për suksesin, sjelljen dhe gjendjen e fëmijëve të tyre në Shkollë.Projekti për digjitalizimin e shërbimeve në sektorin e Arsimit implementohet nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve. “Bashkë me ta do të realizohet edhe trajnimi i drejtorëve të Shkollave të Mesme, të cilët do të njihen me mënyrën e funksionimit të shërbimit të ri elektronik dhe përfitimet e tij. “Realizimi i suksesshëm i trajnimeve do të thotë realizim i suksesshëm praktik i shërbimit të ri elektronik”, ka theksuar Shaqiri.
Ofrimi më cilësor dhe më i thjeshtë i shërbimeve arsimore është një nga prioritetet më të larta në punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën e ardhshme, sepse, siç tha ministri, investimi në zhvillimin digjital synon një sistem arsimor modern dhe shërbime publike që janë lehtësisht të arritshme për të gjithë.