Shaqiri: Kujdesemi për qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit

Kujdesemi për qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë venditJemi në rrugën e duhur drejtë  realizimit sa më të shpejtë të projektit “Konsullata digjitale”, i cili ka për qëllim, që qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, t’iu sigurojë  lehtësira në kryerjen dhe përfundimin në kohë të detyrimeve administrative.Sot zhvillova një takim pune me ministrin për punë të brendshme, z. Oliver Spasovski, ministrin për punë të jashtme, z. Bujar Osmani, drejtorin e zyrës për menaxhimin e librave amë, z. Bujar Dardhishta si dhe me përfaqësues të ministrive të tjera, ku diskutuam për mundësitë e formimit të një konsullate digjitale.Qëllimi i kësaj konsullate digjitale është që qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut t’iu ofrojë mundësinë për të aplikuar dhe për t’u pajisur me dokumentat e kërkuara në formë tërësisht digjitale duke shmangur kështu vizitat nëpër ambasdat apo konsullatat e vendeve ku jetojnë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…