Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion në vend

Gjatë ditës së sotme, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri.   Përgjatë takimit, ministri Shaqiri i dorëzoi drejtorit Demiri vëretimet për integrimin APRMV-së me sistemin e Regjistrit qëndror të popullsisë. Tashmë ky institucion do të ketë qasje direkte në të dhënat e regjistrit qëndror të popullsisë.   Me kyçjen në platformën e interoperabilitetit, institucionet do të mund të përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna me njera-tjetrën dhe si rrjedhojë kjo përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarin. Me qëllim rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, iu bëj thirrje të gjitha institucioneve në vend që të marrin iniciativën për t’u kyçur në sistemin e interoperabilitetit për një periudhë te shpejtë kohore.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…