Shaqiri: Me sukses përfundoi dialogu „Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm“, nga i cili pres që numri i kompanive dhe nxënësve të rritet në arsimin dual

Dialogu social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, që i përfshiu të gjitha rajonet, ka për qëllim të avancojë arsimin e mesëm profesional, të përfocojë arsimin dual, të prodhojë profile profesionale sipas nevojave të tregut të punës dhe të rrisë punësueshmërinë e të rinjve”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencë Jeton Shaqiri pas vizitës së tij në Tetovë, ku u mbajt takimi i fundit për këtë vit.

„Pres që të përfshihen më shumë kompani në arsimin dual dhe tek ato, në kushte reale prodhimi, të realizohet puna praktike e nxënësve. Ajo do të thotë edhe mundësi për regjistrimin e numrit më të madh të nxënësve dhe për mësimin e më tepër drejtimeve profesionale. Kudo në nivel lokal, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drejtorët e shkollave profesionale, kryetarë e komunave, përfaqësues të kompanive, të odave ekonomike dhe të projektit “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E” kanë biseda të frytshme. Vijon definimi i politikës së regjistrimit për vitin shkollor 2022/2023, sipas nevojave dhe mundësive të shprehura”, theksoi Shaqiri.

Dialogu social, i mbështetur nga Ambasada Zvicerane, mbahet për të dytin vit radhazi. Ku paraprakisht kompanitë iu përgjigjën pyetësorit për interesimin për përfshirje në procesin e aftësimit profesional të nxënësve të shkollave të mesme. Prej 400 kompanive të anketuara, mbi 90 për qind janë përgjigjur pozitivisht dhe kanë shprehur dëshirën për pranimin e nxënësve që do të mësojnë përmes punës.

Vitin e kaluar, dialogu social rezultoi me hapjen e 97 paraleleve të reja në të gjithë vendin, në të cilat vijuan shkollimin 1400 nxënës, që është një sukses i madh, duke qenë se më parë në vend kishte vetëm 11 paralele. Prej tyre, në Tetovë është hapur vetëm një paralele për profesionin e teknik i makinerisë, me 14 nxënës, por, siç theksoi ministri, kjo duhet të jetë inkurajim për rritjen e numrit të paraleleve duale dhe nxënësve.

“Pres që nga vjeshta të rritet numri nxënësve në shkollat e mesme profesionale, sepse nxënësit e klasës së nëntë dhe prindërit e tyre po e shohin gjithnjë e më shumë rëndësinë e këtij lloj arsimimi. Kur të rinjtë kanë mësim teorik në shkollë dhe mësim përmes punës në kompani, atëherë mund të fitojnë njohuri, aftësi, shkathtësi dhe kompetenca që janë avantazh në punësim menjëherë pas diplomimit, por edhe bazë e mirë për të vazhduar shkollimin në fakultetet teknike” theksoi Shaqiri.

Si inkurajim shtesë për orientim ndaj arsimit dual Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga ky vit shkollor ndau bursa në vlerë prej 3.500 denarë, dhe kjo praktikë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm shkollor.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…