Shaqiri: Ministria e Arsimit dhe Qeveria do të vazhdojnë me mbështetjen e plotë për studentët 

💭Me rastin e vitit të ri akademik dhe Ceremonisë së Diplomimit të Gjeneratës së 14-të të studentëve të UNS së bashku me kryetarin e komunës Ramiz Merko, vizituam Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, nga ku dërguam urime për të gjithë ata të rinj që kanë vendosur të vazhdojnë rrugën e tyre të jetës duke përvetësuar njohuri dhe aftësi të reja, të vazhdojnë të rriten intelektualisht dhe të hapin më shumë mundësi për të ardhmen.

💭 Ministria e Arsimit dhe Qeveria do të vazhdojnë me mbështetjen e plotë për studentët dhe sistemin arsimor për të cilin kemi vizion dhe përkushtim të qartë për të qenë arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

🧑‍💻I inkurajoj edhe studentët përmes kuvendeve të universiteteve që të marrin pjesë në mënyrê aktive në krijimin e politikave që u përkasim atyre, sepse së bashku mund të arrijmë rezultate dhe secili që kontribuon do të sjellë rezultate pozitive në procesin arsimor.

Të gjithë studentëve ju uroj një vit të mbarë akademik.📚

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…