Shaqiri: Ministria për shoqëri informatike dhe administrate fillon me trajnimin e përfaqësuesve të ministrive dhe institucioneve publike, në kuadër të riorganizimit të administratës shtetërore

Sot, në kuadër të riorganizimit të administratës shtetërore, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë filloi me me trajnimin e përfaqësuesve të ministrive dhe institucioneve publike “Pas zbatimit të analizës funksionale horizontale dhe përgatitjes së raporteve të riorganizimit ku u krijua struktura e re organizative e organeve shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel qendror, ky trajnimi synon të krijojë kapacitete administrative që do të kenë kompetenca për të kryer auditimi i tij, kur lind nevoja”, tha ministri Shaqiri gjatë fjalimit të tij. Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë e këtij trajnimi dhe shtoi se janë angazhuar ekspertë  për të ofruar ndihmë dhe për të trajnuar mbi proceset që pasojnë. Kjo fazë do të tregojë në praktikë efektet e këtij procesi, por gjithashtu do të jetë një shembull pozitiv dhe nxitje për të vazhduar zbatimin e riorganizimit të plotë në sistemet e tjera ministrore dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë. Ministri Shaqiri mbylli fjalimin e tij duke uruar trajnim të suksesshëm dhe diskutim të frytshëm për të gjithë pjesëmarrësit.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…