Shaqiri mori pjesë në prezanztimin e përbashkët të mbylljes së projektit të USAID në partneritet me Qendrën zhvillimore të politikave IDEAS DePo

Sot mora pjesë në prezanztimin e përbashkët të mbylljes së projektit të USAID në partneritet me Qendrën zhvillimore të politikave IDEAS DePo për “Modernizimin e shërbimeve inspektuese” (MIA) ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të USAID dhe ambasadës Amerikane, përfaqësues të projektit (MIA), këshillit inspektues, inspektoriatit shtetëror të tregut dhe inspektoriatit shtetëror të punës.Ministria për shoqëri informatike dhe administratë ishte shtytësi kryesor i kësaj reforme. Gjatë këtij takimi shpreha mbështetjen time dhe përmenda se unë dhe ministria që unë drejtoj do të jemi gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të gjitha palët e interesuara në vend në procesin e digjitalizimit.Qëllimi i këtij projekti ishte që përmirësojë efikasitetin e shërbimeve inspektuese, duke bërë ndryshime në legjislacion, rritje të kapacitetit dhe zhvillimin profesional të inspektorëve, dhe implementimin e zgjidhjes softuerike të e-qeverisjes.Kjo na çon drejt një shërbimi inspektues modern, miqësor ndaj biznesit dhe të parashikueshëm, dhe rrit efektivitetin e autoriteteve të inspektimit.E theksoj se ky projekt u mbyll duke i plotësuar të gjitha pritshmëritë dhe me sukses të plotë. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…