Shaqiri: Në bashkëpunim me UNDP-në i avancojmë politikat për arsimin e lartë, arsimin e të rriturve dhe nxënësve me aftësi të kufizuara

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot, në takim me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Armen Grigorian rikonfirmoi rëndësinë e mbështetjes logjistike dhe financiare që Republika e Maqedonisë së Veriut pranon për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Ministri theksoi se është veçanërisht i rëndësishëm bashkëpunimi në përmirësimin e arsimit për nxënësit me nevoja të veçanta, si dhe arsimin e lartë dhe të të rriturve, si kusht për përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës. “Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e UNDP-së për të kontribuar në krijimin e politikave për të përshtatur arsimin me nevojat e kompanive, me fokus arsimin profesional. Në takimin e sotëm diskutuam edhe për kontributin lidhur me projektet për arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta dhe rritjen e mundësive për arsim gjithëpërfshirës”, tha ministri Shaqiri. UNDP vazhdon të jetë partner i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në projektet që do të zbatohen këtë vit, theksoi Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së Grigorian, duke theksuar se krijimi i një sistemi arsimor efikas dhe efektiv pas atij të mesëm u mundëson të rinjve të fitojnë kualifikime të nevojshme profesionale për punësim më të lehtë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…