Shaqiri në përkujtimin e përvjetorit të krijimit të Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë dhe Veprimtarisë Kërkimore Shkencore

Në përkujtimin e përvjetorit të krijimit të Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë dhe Veprimtarisë Kërkimore Shkencore, le të kujtojmë rëndësinë e arsimit të lartë cilësor që krijon breza të gatshëm për të përballur sfidat e epokës së re.

Arsimi i lartë cilësor është një nga prioritetet e Qeverisë, siç edhe dëshmohet nga masat e marra në lidhje me rritjen e buxhetit për kërkimet shkencore dhe pjesës më të madhe të fondeve për financimin e projekteve kërkimore – shkencore, pajisjen e laboratorëve dhe sallave klinike.

Besoj se në periudhën në vijim, Këshilli do të japë një kontribut të denjë në përgatitjen e Programit Kombëtar për Arsimin e Lartë, si dhe do të jepen mendime dhe propozime në lidhje me hartimin e Dekretit për kriteret e financimit të Arsimit të Lartë dhe të Programit Kombëtar për veprimtarinë kërkimore – shkencore.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…