Shaqiri në promovimin e monografisë “ARBËRESHËT MIDIS REALIETIT DHE MITIT” nga autori shqipëtar Fatmir Toçi

Ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, sot në komunën e Çairit mori pjesë në promovimin e monografisë “ARBËRESHËT MIDIS REALIETIT DHE MITIT” nga autori shqipëtar Fatmir Toçi. Bëhet fjalë për pjesë kushtuar historisë dhe së tashmës së Arbëreshëve të Italisë, të cilët janë një ndër përbërësit kryesorë të trungut kombëtar.

Promovimi i monografisë u bë nga Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe Shtëpinë Botuese Toena, ku morën pjesë edhe disa përfaqësues të tjerë të partive politike dhe institucioneve qeveritare, si edhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe shkencor.Gjatë manifestimit, kryetari i Komunës së Çairit autorin Toçi e propozoi për qytetar nderi të Komunës së Çairit si shprehje të mirënjohjes dhe respektit të tij për kontributin e rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit dhe të zhvillimit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pikërisht përmes komunës së Çairit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…