Si të sigurohet një e ardhme digjitale për çdo fëmijë dhe domosdoshmëria e bashkimit global dhe aplikimi i një qasjeje të barabartë ndaj transformimit digjital ishin fokusi i ditës së dytë të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Transformimin e Arsimit të mbajtur në New York.
Nëpërmjet disa seancave u zhvilluan biseda të drejtpërdrejta për veprimet që duhen ndërmarrë në mënyrë që sistemet arsimore të transformohen dhe të sigurojnë avancimin e zhvillimit përmes edukimit për të gjithë.
Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e përdorimit të zgjidhjeve digjitale në ofrimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë, si një mënyrë e aksesit të vazhdueshëm në arsim për fëmijët, të rinjtë dhe mësuesit.