Shaqiri në Strugë: Shkolla “Vëllezërit Milladinov” do të rinovohet plotësishtë , me mbështejte nga Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës 

Arsimi fillor konsiderueshëm është modernizuar në periudhën e fundit, jo vetëm përmes përgatitjes së programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore të reja, por edhe përmes investimeve në kushtet e infrastrukturës. Aktualisht po ndërtojmë shtatë objekte për arsimin fillor dhe 4 salla sportive, ndërsa në 40 shkolla po zhvillohen aktivitete rikonstruimi. Gjithashtu në të gjitha shkollat fillore ofrohen pajisje të reja për kabinetet e shkencave natyrore ndërsa sot personalisht jam kujdesur që dinamika e ofrimit të mjeteve të reja mësimore dhe mjeteve të matematikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë të shkojë sipas planit, në mënyrë që deri në fillimiin e vitit të ri shkollor një pjesë e madhe e aktiviteteve për kushte më të mira për shkollat fillore të rrumbullaksohen.Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës pas vizitës në shkollat fillore “ Vëllezërit Miladinov” në qendër të Strugës, “Josip Broz Tito” dhe shkollën fillore rajonale në fshatin Vranishtë, e cila është pjesë e shkollës fillore “Josip Broz Tito”. “nga Struga, ku me udhëheqsinë e shkollave bisedoi për të arriturat e këtyre shkollave në vitin aktual shkollor, por edhe për sfidat me të cilat përballen.Ministri tha se mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sikurse deri tani ashtu edhe në të ardhmen do të jetë e barabartë për të gjitha komunat dhe shkollat në vend, kështu që shkollat e Strugës nuk do të mungojnë.Ai bëri të ditur se shkolla fillore “Braqa Miladinovci” do të rikonstruktohet tërësisht në periudhën e ardhshme. Ai gjithashtu informoi se së shpejti planifikohet të fillojë ndërtimi i sallës së re sportive në shkollën fillore “Nuri Mazari” në fshatin Dellogozhdë, ku mungon një objekt i tillë, ndërsa investimi është siguruar nga projekti i MASH-it për ndërtimin e sallave sportive shkollore dhe rikonstruksioni i objekteve ekzistuese shkollore, financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…