Shaqiri në takim me ambasadorin e BE-së Gere: Mbështetje e rëndësishme e BE-së për përmirësimin e sistemit arsimor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian David Gere diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe funksionalizimin e projekteve për përmirësimin e sistemit arsimor.
Mbështetja që BE-ja i jep vendit tonë është shumë e rëndësishme për realizimin e proceseve reformuese në të gjitha sferat, duke përfshirë edhe arsimin, theksoi ministri Shaqiri, duke vënë në dukje veçanërisht reformat në arsimin fillor, që filluan këtë vit shkollor si dhe afrimin e arsimit të mesëm profesional ndaj nevojave të tregut të punës.
 “Ne filluam mësimin në klasën e parë dhe të katërt sipas programeve të reja, të cilat synojnë ta afrojnë shkollimin tonë me sistemet më të mira arsimore evropiane dhe të ndërtojmë breza me vlera evropiane si respekti për diversitetin, tolerancën, multikulturalizmin.
“Mbështetja konstruktive që marrim nga partnerët tanë nga Bashkimi Evropian, përmes programeve IPA, kontribuon në riorganizimin më të shpejtë të arsimit të mesëm profesional dhe forcimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, si një kontribut për punësim më të madh, lëvizshmëri dhe integrim social të qytetarëve”, tha ministri. Shaqiri.
BE-ja është mbështetësi ynë i madh për ofrimin e infrastrukturës moderne arsimore, si kusht për arsim cilësor.
Ambasadori i BE-së Gere përsëriti gatishmërinë e Delegacionit të BE-së për të qenë partner i përkushtuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e një sistemi të fortë arsimor demokratik, i cili do të edukojë qytetarët evropianë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…