Shaqiri në takim me SASHK-un: Kthimi i nxënësve në bankat e shkollës është prioritet

“Vendimi i SASHK-ut për organizimin e grevës së përgjithshme në arsim jo vetëm që nuk e tejkalon sfidën, por përkundrazi krijon probleme shtesë. Prandaj Ju  bëjmë thirrje  Juve udhëheqësisë së  sindikatës  që të ndryshoni  politikën e shprehjes së pakënaqësisë në këtë mënyrë për ti dhën mundësi dialogut social. Ju si organizatë sindikale edhe ne si institucion e dijmë shumë mirë se kjo është alternativa më e mirë për tejkalimin e çdo situate ku ekzistojnë mosmarrëveshje”.

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me kryetarin e SASHK-ut , Jakim Nedelkov, ku u bisedua për disa tema që kanë të bëjnë me sistemin arsimor në vend.
“Mospranimi i fëmijëve në shkolla dhe mos realizimi i orëve ndikon në socializimin e nxënësve dhe krijon zbrazëtira  në njohurit  të cilat më vonë janë vështirëpër t’u plotësuar. Ata tashmë kanë humbur shumë nga mësimdhënia e tyre, duke mësuar në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme të pandemisë  për më shumë se një vit e gjysmë. Paga më të larta për mësimdhënësit do të ketë , për këtë po punojmë dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë , ashtu siç kemi vepruar edhe  në tre raste gjatë viteve të  kaluara, duke rritur të ardhurat personale të punonjësve të shkollave me mbi 21%. Por në ndërkohë, prioritet i përbashkët duhet të jetë kthimi i nxënësve  atje ku e kanë vendin”, theksoi  Shaqiri.
Ministri gjithashtu theksoi se çdo ditë e humbur në mësim  për shkak të grevës, nënkupton vazhdim i vitit shkollor pas datës 9 qershor, duke pasur parasysh se dispozitat ligjore nuk lejojnë uljen e programeve mësimore në rrethana të këtilla. Për këtë shkak  pushimi i nxënësve duhet të shtyhen në mënyrë përkatëse me numrin e ditëve të humbura, ndërsa në përputhje me  ndryshimet  që do të bëhen në kalendarin për organizimin e vitit shkollor 2021/2022.
“Kjo situatë  do të shkaktojë  edhe prolongimin e të gjitha afateve të përcaktuara më parë  për provimin e maturës shkollore, për regjistrimin  në shkollat e mesme, por edhe në institucionet e arsimit të lartë në vend dhe jashtë vendit. Gjithashtu, mbyllja e  shkollave pamundëson  të drejtën e rreth 500 mësimdhënësve për t’iu nënshtruar provimit profesional si bazë për punësim të mëtutjeshëm me kohë të pacaktuar”  u shpreh ministri.
MASH respekton plotësisht të drejtën e sindikatës për grevë dhe në asnjë moment nuk e pengoi  realizimin e saj. Por, shqetësuese është forma dhe koha në të cilën  po mbahet. Megjithatë, jemi të përgatitur ta vazhdojmë dialogun, por pa kushtëzime dhe kërkesa joreale nga pala tjetër, të cilat vetëm sa i komplikojnë negociatat.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…