Shaqiri në vizitë të kompanisë së Tetovës e cila nga shtatori do të trajnojë nxënësit e shkollave të mesme për pjesën praktike të paraleleve duale

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri së bashku me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në Tetovë e vizituan kompaninë “BFM Kompani” e cila këtë vit iu bashkangjit dialogut “Mëso me mençuri, puno me  profesionalizëm” për krijimin e politikës së regjistrimit dhe avancimin e arsimit të mesëm profesional dhe e cila vendosi bashkëpunim me shkollën e mesme teknike “Mosha Pijade” për trajnimin praktik të nxënësve që nga shtatori do të ishin pjesë nga paralelet e reja duale në profesionin makineri në këtë shkollë.“Më vjen mirë që numri i kompanive të cilët tregojnë interes të marrin pjesë në realizimin e procesit arsimor, gjegjësisht në trajnimin praktik të nxënësve vazhdimisht rritet, pikërisht si rezultat i dialogun të cilën e udhëheqim me odat, shkollat dhe komunat, ndërsa me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës. Kjo kompani është një prej tyre dhe në vitin e ri shkollor do t’i hapë dyert për nxënësit që do të vendosin të shkollohen në profesionin makineri në “Mosha Pijade”. “Ajo është një përfitim për vetë kompaninë sepse në esencë merr pjesë në krijimin e fuqisë punëtore potenciale për proceset e saj prodhuese dhe organizative, gjithashtu edhe përfitimi për shoqërinë sepse rritet punësueshmëria e të rinjve dhe shkurtohet koha e kalimit nga arsimi në punë“, theksoi Shaqiri.
Ministri theksoi se ky dialog për modernizimin dhe ngritjen e atraktivitetit të arsimit të mesëm profesional duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse efekti është vërtet i madh.
“Nëse vitin e kaluar kemi pasur vetëm 11 paralele duale  këtë vit 97 paralele, nga shtatori do të kemi shumë të tjera dhe ky është një konfirmim i proceseve të suksesshme të realizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fushën e arsimit të mesëm, me mbështetjen. e partnerëve ”, theksoi  Shaqiri.
Ai informoi se konkursi i ri për regjistrim në arsimin e mesëm do të shpallet më 31 të këtij muaji dhe përmban të gjitha propozimet dhe sugjerimet për hapjen e profesioneve dhe drejtimeve  të caktuara në shkollat e mesme profesionale. Ai u bëri thirrje nxënësve të klasës së nëntë që të fokusohen në paralelet duale dhe të zgjedhin këtë lloj arsimimit, sepse siç theksoi  ai ofron prosperitet, punësim të shpejtë, pagë të mirë, por edhe bazë të mirë për shkollim të mëtutjeshëm akademik. Gjithashtu  përkujtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë bursa mujore prej 3500 denarë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në paralelet duale.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…