Shaqiri në vizitë zyrtare në Tiranë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Ministri i shoqërisë informatike Jeton Shaqiri realizoi sot paradite takim në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqipërisë, ku u prit nga kryetari i AMA-së Gentiana Sala dhe Elkeda Domi, drejtoreshë e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK. Në këtë takim u fol mbi sfidën e madhe të të dy vendeve në krijimin e një ambienti për media të pavarura dhe profesionale si dhe për ndjekjen e inovacionit në fushën audio/ audiovizive dhe tendencën për përdorimin e teknologjive të fundit në këtë fushë.Duke pasur sfida të ngjajshme në këtë drejtim, është e nevojshme vendosja e një komunikimi ndërinstitucional dhe thellimi i bashkëpunimit mes autoriteteve të të dy vendeve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…