Shaqiri: Nxënësit, prindërit, mësimdhënësit gjatë pushimit të vazhduar maksimalisht t`u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në pres-konferencë informoi se me kërkesën e tij, në bazë të rekomandimit nga Shtabi i Përgjithshëm Koordinues, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë solli vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të parë të shtyhet deri më 1 shkurt. Në pajtim me këtë vendimi të sjellur në bazë të vlerësimeve të organeve shëndetësore se vendi është në kulmin epidemiologjik me Covid-19, nxënësit me prezencë fizike në shkollat do të kthehen më 1 shkurt. Për të ruajtur shëndetin publik dhe shëndetin e më të afërmve tanë, bëj thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi për të parandaluar përhapjen e infeksionit. U bëjmë thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve që gjatë pushimit të vazhduar t`u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga Covid-19, si në kushte shtëpiake poashtu edhe në ambiente të jashtme tha Shaqiri. Ministri theksoi se vendimi nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe ai do të përfundojë më 10 qershor siç është paraparë në Kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, me përshtatjen përkatëse të planeve mësimore. “Me përshtatjen e planeve mësimore në pajtim me vendimin e ri Qeveritar tashmë jemi në koordinim me drejtorin e Byrosë për Arsim dhe Shkencë”, tha Shaqiri. Ministri informoi se periudhën e ardhshme do të përdoret për vlerësimin e sistemit të mësimit në distancë si dhe efektet dhe arritjet e tij.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…