Shaqiri: Nxisim investimet në sektorin e IT-së

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me investimet në sektorin e IT-së. Nxisim investimet në sektorin e IT-së Tatimi mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së do të ulet në 0% deri në vitin 2023. Ky është një nga prioritetet e programit Qeveritar. Industria e IT-së është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit dhe luan rol të rëndësishëm në ekonomi si ofrues i vendeve të punës dhe gjenerator i eksportit. Qëllimi i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratës dhe Qeverisë së RMV-së është që të krijojnë lehtësira dhe të stimulojnë investime të reja në sektorin e IT-së. Një nga këto stimulues është edhe ulja e tatimit mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së. Kjo përkthehet në të ardhura më të larta për të punësuarit në këtë sektor.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…