Shaqiri pati mundësinë të shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira në aspekt të transformimit digjital të rajonit

Me partnerët e Ballkanit Perëndimor, ministri Shaqiri pati mundësinë të shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira në aspekt të transformimit digjital të rajonit. Bashkëbiseduesit e lartë, biseduan ndërmjet tyre rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit, por edhe për sfidat me të cilat po përballen në realizimin e synimit kyç dhe ky është përmirësimi i cilësisë së jetesës së të gjithë qytetarëve në të gjashtë shtetet.Takimi ministror, u përmbyll me nënshkrimin e dy Memorandumeve të bashkëpunimit, me të cilët do të thellohet bashkëpunimi në sferat e 5G-së, Interoperabilitetit dhe sferave të tjera, në drejtim të integrimit digjital, shkëmbimit të sigurtë të të dhënave dhe ndërlidhjes më të ngushtë reciproke.Njëkohësisht, u miatuan konkluzionet nga mbajtja e Samitit të tretë digjital të Ballkanit Perëndimor, lidhur me aktivitetet të cilat do të pasojnë. Samiti promovon perspektivë digjitale të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përfshin katër platforma kryesore: Lidhja e rrjeteve dhe shërbimeve, besim dhe siguri, aftësi digjitale dhe ekonomi digjitale.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…