Shaqiri: Për një shoqëri gjithëpërfshirëse përmes investimeve serioze në të gjitha nivelet e procesit arsimor

Rritja e inkluzivitetit në sistemin arsimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbi atë se si ky qëllim të përkthehet si rezultat në sistemin arsimor diskutuan sot në një takim pune Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, Spase Dodevski, këshilltar i kryeministrit për kujdesin shëndetësor, arsimin, mbrojtjen sociale dhe sistemin institucional për personat me aftësi të kufizuara dhe kryetar i Trupit Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me aftësi të kufizuara, si dhe Lidija Krstevska Dojçiinovska, këshilltare shtetërore në zyrën e kryeministrit. “Krijimi i një shoqërie në të cilën askush nuk do të refuzohet është një proces i gjatë, i cili përfshin investime serioze në të gjitha nivelet e sistemit arsimor kombëtar dhe njëkohësisht kërkon ndryshimin e perceptimit të shoqërisë për personat me aftësi të kufizuara. “Si Ministri vazhdojmë me investimet në përmirësimin e qasjes në institucione arsimore si dhe në përmbajtjet mësimore”, theksoi ministri Shaqiri. Në takim u diskutua edhe për nevojën e rritjes së kapaciteteve të stafit mësimdhënës dhe bashkëpunëtorëve profesional përmes trajnimeve për arsim inkluziv dhe punën me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. U theksua gatishmëria për hapjen e një debati me institucionet e arsimit të lartë dhe të gjithë palët e tjera të interesuara për ecurinë e procesit të inkluzivitetit në vend, por edhe për pajtueshmërinë e kurrikulave dhe programeve mësimore me të cilat edukohen mësuesit dhe bashkëpunëtorët e ardhshëm profesional dhe mundësitë për përshtatjen e tyre dhe futjen e përmbajtjeve të reja që do të ndihmojnë procesin gjithëpërfshirës në të ardhmen. Duke u nisur nga fakti se e drejta për arsim është një e drejtë themelore e njeriut që i takon çdo individi dhe garantohet me Kushtetutë, të gjithë bashkëbiseduesit ranë dakord që si shoqëri dhe institucione, të gjithë së bashku, duhet të punojmë në sigurimin e kësaj të drejte për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…