ot prezantova Raportin Vjetor të të Punësuarve në Sektorin Publik për vitin 2020-të. Potencova se në përputhje me obligimin ligjor, Raporti është i publikuar në Web-faqen e ministrisë.▪️Me përmbylljen e datës 31 dhjetor 2020-të, numri i të punësuarve në sektorin publik është 131.183 persona, të cilët angazhimin e tyre e realizojnë në gjithsej 1.332 institucione. Prej numrit të përgjithshëm, 19.594 persona të punësuar janë në Armatë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Sigurisë Nacionale dhe në Drejtorinë e Policisë Financiare. Për këta persona të punësuar, në Raport nuk janë pasqyruar analiza të tjera të detajuara dhe kjo për arsye të sigurisë dhe ligjore. Përpunim i detajtuar i prezantimit të të dhënave kryhet për 111.589 personat e tjerë të punësuar.▪️Ajo që duhet të theksohet është se numri i të punësuarve në organet e pushtetit shtetëror, paraqet vetëm 12,2% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik. Përkatësisht prej gjithsej 131.138 persona, tha ministri Shaqiri.▪️Sipas analizës së të dhënave në Raportin për vitin 2020-të, konstatohet se më i lartë është numri i të punësuarve në sferën e arsimit me 32%, vijon veprimtaria e shëndetësisë me 19%, drejtoritë me 14%, pastaj të punësuarit në veprimtaritë komunale të ndërmarrjeve publike me 9.6%.Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve në sektorin publik është reduktuar për 1.717 persona.▪️Reduktim të numrit të të punësuarve ka në organet e pushtetit shtetëror. Në vitin 2019-të, në organet e pushtetit shtetëror ka pasur të punësuar 16.522 persona, ndërsa në vitin 2020-të, ky numër është siç theksuam 15.954 persona, që është reduktuar për 577 të punësuar ose 3%. Por, nëse si shtet në vitin 2020-të shënojmë rënie të numrit të të punësuarve në aparatin shtetëror, ky nuk është rast me punësimet në institucionet në disa prej sektorëve kyç si shëndetësia dhe mbrojtja e fëmijëve dhe sociale. Në këta sektorë, Raporti tregon rritje të numrit të të punësuarve. Kjo ilustron se punësimet e reja po bëhen atje ku ka më tepër nevojë”, potencoi ministri Shaqiri.▪️Në aspekt të strukturës arsimore, në vitin 2020-të, është rritur numri i personave të punësuar me kualifikime të larta arsimore. Në fakt, më tepër se gjysma, përkatësisht 53.62% e personave të punësuar në sektorin publik kanë më së paku arsim të lartë, ndërsa 2.660 persona janë doktorë të shkencave.▪️Në aspekt të strukturës gjinore, numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin publik e përfaqëson gjinia femërore me 54,83%, ndërsa gjinia mashkullore përfaqësohet me 45,17%.▪️Grup-mosha mesatare e të punësuarve është 46 vjeç. Sa i takon përkatësisë etnike, në nivelin e tërë sektorit publik, Maqedonasit janë të përfaqësuar me 74,49%, Shqiptarët me 20,08%, Turqit me 2,18%, Romët 1,40%, Serbët me 1,16%, Boshnjakët me 0,51% dhe Vllehët 0.49%.▪️Përndryshe, edhe pse kjo nuk përfaqëson obligim ligjor, edhe këtë vit janë publikuar të dhëna edhe për numrin e të punësuarve në Shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore dhe për personat e punësuar nëpërmjet Agjencive për punësime të përkohshme.