Shaqiri: Prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është ndërtimi i një sistemi arsimor kombëtar cilësor

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Jeton Shaqiri, ka zhvilluar një sërë takimesh me udhëheqësit e të gjithë sektorëve në Ministri, për t`u njohur me punën aktuale si dhe planifikimin dhe realizimin e përbashkët të aktiviteteve të mëtutjeshme.Shaqiri theksoi se Ministrinë do ta udhëheqë si person i parë me ekip të përbashkët prej të cilit  pret që secili punonjës, i udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, ekspertizës dhe motivimit, të japë një kontribut të plotë.“Me gjithë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, gjatë periudhës së  ardhshme do të vazhdojmë ta ndërtojmë sistemin arsimor kombëtar si shtyllë të shoqërisë. Ky është prioriteti ynë. “Vetëm përmes arsimit cilësor fillor, të mesëm dhe të lartë si dhe investimeve të mëtutjeshme në shkencë, mundemi të realizojmë qëllimin për krijimin e shoqërisë më të mirë për të gjithë”, theksoi ministri Shaqiri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…