Shaqiri: Programet e studimit pedagogjik të ofrojnë staf mësimdhënësish që dinë të përballen me trendet moderne arsimore dhe digjitalizimin

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin punues me prodekanen për Shkencë në Universitetin e Tetovës, Prof.Rabije Murati diskutuan  për aktivitetet që duhet të realizohen bashkërisht që kjo qendër akademike të vazhdojë të jetë burim i kuadrove cilësore. “ Të shumta janë sfidat  me të cilat përballet arsimi i lartë në vend ndërsa  ne si krijues të politikave arsimore, duke mos cenuar autonominë akademike, jemi këtu për të dëgjuar kërkesat dhe për të vepruar në përputhje me rrethanat. Me prodekanen  Murati, veçanërisht iu referuam programeve të studimit të Fakultetit Pedagogjik, të hartuara sipas sistemit të Bolonjës, ku arsimohen mësimdhënës  të grupit klasorë, pedagogë, edukator specialë ndërsa në ciklin e dytë dhe të tretë magjistra  dhe doktorë të shkencave. “Reformat arsimore po zhvillohen me dinamikën e planifikuar, andaj është e nevojshme që programet e studimit pedagogjik të harmonizohen dhe të sigurohet kuadër mësimor i përgatitur  që do të mund të përballet me trendet bashkëkohore  arsimore dhe digjitalizimin”, theksoi  ministri Shaqiri. Universiteti investon në vazhdimësi në programet mësimore, theksoi  prof. Murati, me qëllim që studentët të jenë konkurrues në tregun akademik evropian dhe të fitojnë specializim përmes zhvillimit të kompetencave. Në takim u diskutua edhe për mundësitë për inkurajimin  e veprimtarisë kërkimore-shkencore të Universitetit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…