Shaqiri: Qeveria do të fitojë grant prej 350,000 dollar për realizimin e shërbimeve elektronike

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Dr.Jeton Shaqiri sot ka mirëpritur në takim përfaqësuesit nga Ambasada e SHBA-ve dhe përfaqësuesit nga Qendra Estoneze për Partneritetin Lindor.   Në këtë takim u konfirmua granti që Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta fitojë nga këto dy institucione, i cili përfshin vlerën prej 350,000 dollarëve amerikanë për realizimin e aktiviteteve në funksion të mentorimit dhe të asistencës në realizimin e shërbimeve elektronike të institucioneve publike në Maqedoninë e Veriut në 18 muajt e ardhshëm.   Ministri Shaqiri, në takim theksoi se MSHIA-ja tërësisht është e përkushtuar në funksionimin e plotë të digjitalizimit dhe krahas mjeteve vetanake buxhetore po bëjmë maksimumin edhe për tërheqjen e të gjitha palëve dhe partnerëve që janë të gatshëm të na ndihmojnë në rrugën e rritjes së transparencës së institucioneve, të lehtësimit të procedurave dhe të shërbimeve nëpërmjet shërbimeve elektronike, rritjen e demokracisë në vend dhe avancimin e shkathtësive digjitale të administratës.   Ministri Shaqiri, në takim shprehu mirënjohje dhe konsideratë të lartë për Ambasadën e SHBA-ve në aspekt të përkrahjes së vazhdueshme që i jep Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…