Shaqiri: Qytetari në radhë të parë

📌QYTETARI NË RADHË TË PARË.KRIJOJMË MUNDËSI.Investimin e operatorëve në zhvillimin e rrjeteve fikse të broudbendit (broadband networks) nuk e ndaloi as pandemia, por përkundrazi, kërkesat për qasje në internet më të shpejtë për mësim apo punë nga shtëpia kontribuan në përshpejtimin e zhvillimit të rrjeteve fikse të shpejta dhe ultra të shpejta.Operatorët realizojnë investimet e parapara në përputhje me të dhënat për investime të planifikuara nga viti 2018, gjë që shihet në vijim:👉484,826 familje të planifikuara apo 84,94% për të patur akses në rrjetet fikse të shpejta të broudbendit deri në fund të vitit 2021. Deri në fund të vitit 2020 kemi siguruar akses në rrjetet fikse të shpejta të broudbendit për 467,599 familje apo 82,84% (në Bashkimin Europian vlera mesatare është 86%), gjë që paraqet rritje mesatare vjetore prej 2,42%.👉396.542 familje të planifikuara (69.47%) për të patur akses në rrjetet fikse ultra të shpejta të broudbendit deri në fund të vitit 2021. Deri në fund të vitit 2020 kemi sigurar akses në rrjetet fikse ultra të shpejta të broudbendit për 356,212 familje (63,10%), gjë që paraqet rritje mesatare vjetore prej 9,65%.Nëse vazhdon ky trend i ndërtimit të rrjeteve fikse të shpejta dhe ultra të shpejta të broudbendit do të arrihet që:👉Deri në fund të vitit 2023 pritet të realizhoet numri i planifikuar, 492.170 familje (87,19%) me qasje në rrjete të shpejta të broudbendit.👉Deri në fund të vitit 2023 pritet të realizhoet numri i planifikuar, 492.170 familje (87,19%) me qasje në rrjete të ultra të shpejta të broudbendit.☑️Synojmë që të rrisim vlerën mesatare të familjeve, të cilat kanë qasje në rrjete fikse të shpejta dhe ultra të shpejta dhe t’a barazojmë këtë vlerë me vlerën mesatare të Bashkimit Europian. Theksoj se këto objektiva do përpiqemi t’i arrijmë edhe më shpejt se afati kohor i përcaktuar.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…