Shaqiri realizoi takim pune me ambasadoren britanike Rachel Galloway

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rachel Galloway, për të diskutuar mbi aktivitetet aktuale dhe gjendjen e arsimit, dhe fokusi ishte në prioritetet e ardhshme në punën e Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe përkrahja e cila mund të jepet nga pala britanike për realizimin e angazhimeve programore. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në këtë periudhë, më e rëndësishmja është që mësimi të vazhdojë të realizohet me prezencë fizike në klasë, sepse është opsioni që ka efektivitetin më të madh për sa i përket njohurive të nxënësve. Shaqiri tha se bashkë me institucionet tjera kompetente do të monitorojnë situatën dhe do të bëjnë të gjitha përpjekjet që mësimi të vazhdojë të zhvillohet në këtë formë deri në fund të vitit shkollor. Ministri theksoi se përkundër faktit se procesi mësimor organizohet në rrethana të jashtëzakonshme, megjithatë kjo nuk duhet të jetë arsye për të neglizhuar aktivitetet që duhet të përmirësojnë vazhdimisht cilësinë e tij. Ai tha se synimet më të rëndësishme janë vazhdimi i procesit të dixhitalizimit të arsimit, investimet në kurrikulat dhe tekstet e reja, mbështetja e mësimdhënësve, si dhe investimet në kushte infrastrukturore. Ambasadorja britanike konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet partner dhe mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për përmirësimin e sistemit arsimor, nga i cili në masë të madhe varet progresi i përgjithshëm i vendit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…