Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin rishikimin e Ligjeve që mbulojnë sferën e mediave, një proces kompleks por shumë i rëndësishëm. Rishikimi i Ligjeve që mbulojnë sferën e mediave, një proces kompleks por shumë i rëndësishëm. Rishikimi i Ligjeve që kanë të bëjnë me mediat, do të bëhet me qëllim të harmonizimit të tyre me Direktivën e re të BE për shërbime audiovizuele. Duke pasur parasysh se sfera e mediave ka pësuar zhvillim të shpejtë, dhe si rezultat i teknologjisë po merr çdo ditë dimensione të reja, e pamë të nevojshme inicimin e një analize gjithpërfshirëse e cila do të rezultojë me informata konkrete se cilat janë mangësitë dhe sfidat kryesore të ligjeve aktuale, dhe e njejta do të sygjerojë ndryshimet konkrete që duhet t’i sjellim përmes politikave me qëllim të harmonizimit të tyre me legjislacionin e BE-së.