Më 20 qershor fillojnë regjistrimet në shkollat e mesme dhe Ju bëj thirrje të rinjëve që të fokusohen në arsimin e mesëm profesional, i cili vlerësoj se është zgjedhje e duhur dhe ofron probabilitet më të madh për një të ardhme të mirë. Vendi ka deficit të kuadrit profesional dhe shumë vende të punës me të ardhura solide, ku kërkohen punëtorë të kualifikuar, nuk janë të plotësuara. Kështu që, me diplomë të shkollës së mesme profesionale do të mund të punësohen më lehtë, por do të kenë edhe bazë të mirë për arsimim të mëtejshëm akademik.
Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili sot së bashku me ambasadoren e zvicrës Veronik Ulman dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev, i vizituan shkollën e mesme “Georgi Dimitrov” dhe kompanin Aceski, të cilat kanë krijuar bashkëpunim në interes të zbatimit cilësor të trajnimit praktik dhe përgatitjes së nxënësve direkt në vendin e punës.
Procesi arsimor në shkollat e mesme profesionale është vërtet interesant dhe cilësor, sepse në pjesën më të madhe të tyre zbatohet koncepti i arsimit dual të cilin e kemi prezantuar, zhvilluar, zbatuar dhe promovuar së bashku me komunitetin e biznesit, me odat, me vetëqeverisjet lokale dhe me mbështetjen e madhe të Ambasadës Zvicerane, tha Shaqiri.
Ministri potenoi se për nxënësit është ofruar mësimdhënie praktike, në llogari të teorisë së mësimdhënies edhe atë drejtëpërdrejtë në vend pune në kompani. Këtë vit mbi 450 kompani do të pranojnë nxënës për trajnime praktike, ndërsa do të ndahen rreth 1500 bursa për nxënësit të cilët do të zgjedhin arsimin profesional dual dhe në përgjithësi arsimin e mesëm profesional sikurse edhe viteve të mëparshme.
„ Prandaj e gjithë kjo le të jetë motiv që semi-maturantët të zgjedhin shkollat e mesme profesionale dhe t`i sigurojnë vetes një të ardhme më të mirë dhe secili sukses i tyre në të ardhmen të jetë edhe një kontribut për përparimin e vendit, Shtoi Ministri
Parqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet në një afat regjistrimi me dy paraqitje në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023, përmes portalit të shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me lajmërimin e nxënësve të shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Schools.mk.
Në shkollat ku do të regjistrohet numër më i madh i nxënësve se numri i parapar, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara, do të organizohet testimi kualifikues në bazë të materialit mësimor të lëndëve të caktuara nga klasa e tetë dhe e nëntë.
Me Konkurs janë parapar reth 30 mijë vende të lira në 937 paralele, nga të cilat 279 paralele janë planifikuar për arsimin e mesëm- Gjimnaz dhe 658 paralele për shkollat e mesme profesionale. Në bashkëpunim me komunat dhe kompanitë në vend janë siguruar 6475 vende të lira në 259 paralele në arsimin dual profesional.