Shaqiri: Sigurojmë mbështetje për të çuar përpara procesin e digjitalizimit

Sot në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë ministri Jeton Shaqiri priti në një takim pune ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, sh.t. Zhang Zuo.   Gjatë takimit me ambasadorin kinez u diskutua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në sektorin e IT.   “Potenciali i Republikës Popullore të Kinës përsa i përket investimeve në fushën e IT është tejet i madh. Gjithashtu ndihma që mund të ofroj ky vend edhe në formë të konsulencës në sektorin e IT-së është shumë e mirëpritur” tha Shaqiri.   Ministri Shaqiri falenderoi ambasadorin kinez për mbështetjen e ofruar deri tani përsa i përket procesit të digjitalizimit dhe për ndihmën e ofruar gjatë periudhës së pandemisë. Takimi përfundoi duke i lënë dyert hapur për të thelluar bashkëpunimet në të ardhmen.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…