Shaqiri: Sistemi i ri i financimit për arsim fillor më cilësorë

Mjetet  nga buxheti i shtetit të cilat po  ndahen për arsimin rriten nga viti në vit, mirëpo është e patjetërsueshme që të ndryshohet mënyra e shpërndarjes së tyre për të përmirësuar efikasitetin e shpenzimeve, për të siguruar burime të mjaftueshme financiare për të përmbushur standardet arsimore në shkolla, të përforcohen rezultatet nga shpenzimi dhe të sigurohet se ndarja e mjeteve për komunat dhe shkollat bazohet në kritere objektive dhe është e drejtë tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në seancën e Komisionit për financimin e komunave, ku u prezantua sistemi i ri i financimit të arsimit fillor sipas shpenzimit  standart  për nxënës. 

Ministri ka sqaruar se formula ekzistuese për shpërndarjen e bllok granteve  për arsimin fillor ndërmjet komunave nuk fillon  nga ajo se sa mjete janë të nevojshme për  shkollat për të ofruar arsim cilësor për të gjithë nxënësit dhe për të përmbushur standardet arsimore, sipas nevojave të ndryshme të secilës shkollë.Gjithashtu, sistemi ekzistues i financimit nuk u mundëson komunave të marrin mjete të mjaftueshme për ngritjen profesionale të mësimdhënësve, mjeteve për gjithëpërfshirje më të madhe në shkolla, për transport të nxënësve dhe plotësimin e nevojave të tjera.  

„ Formula e re ka 4 komponentë, nga të cilët komponenti i parë ose bazë bazohet në shpenzimet për nxënës. Me komponentin e dytë, variabël, sigurohen mjete për transportin e nxënësve, si dhe për shpenzimet – për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, – për nxënësit e familjeve të rrezikuara sociale sociale, si dhe – për nxënësit të cilët  ndjekin mësimin në gjuhën e bashkësive më të vogla etnike.Komponenti i tretë siguron mjete  për komunat  gjatë periudhës së përshtatjes me formulën e re të financimit. Komponenti i fundit është ai  zhvillimor që do të inkurajojë shkollat të përmirësojnë rezultatet e tyre nga viti në vit, sipas parametrave të veçantë, nëse duan të marrin më shumë burime financiare“,-theksoi ministri Shaqiri . 

Partnerë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë segment të reformës së sistemit arsimor kombëtar janë Banka Botërore dhe UNICEF. 

Sigurimi i arsimit cilësor që do t’u mundësojë fëmijëve dhe të rinjve të jenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre nga bota e zhvilluar, me njohuri, aftësi dhe kompetenca , përfshin gjithashtu shpenzimin optimal të burimeve financiare në dispozicion. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…