Shaqiri: Sot, bashkë me Ministrin për Financa, z. Fatmir Besimi zhvillova takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe shefin e misionit të Bankës Botërore në Shkup

Sot, bashkë me Ministrin për Financa, z. Fatmir Besimi zhvillova takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe shefin e misionit të Bankës Botërore në Shkup.👉MSHIA ka rol kryesor në zhvillimin e aplikacionit për grant për projektin NODE (North Macedonia Digital Economy) për përmirësim të infrastrukturës së internetit në të gjithë territorin e vendit, konekcionet kryespre – magjistralet optike si dhe qasje në rrjet në secilin vendbanim dhe përmirësim të aftësive digjitale të ç’do qytetari. Me këtë, në vitet në vijim do krijojmë kushtet për internet më të shpejtë në të gjitha amviseritë, shkolla, institucione, etj., dhe çmime më të ulëta për konsumatorin.👉Në takim u prezantua analiza cost-benefit, me çka vërtetohet nevoja për këtë investim, e cila në afat të të gjatë do të ketë ndikim në rritjen e aktivitetit ekonomik, rritje në prodhimin bruto vendor, si dhe do përmirësojë aftësitë digjitale të popullsisë në vend, me çka bëhemi më konkurues në tregun e punës.☑️Për një periudhë të shkurtë kohore presim që të dakordohemi për çështjet teknike, dhe gjatë këtij viti të fillojmë me realizimin e këtij projekti.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…