Shaqiri takim pune me nënkryetarin e BDI-së, z. Nevzat Bejta

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin lidhur me takimin me nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Nevzat Bejta. Sot realizova takim pune me nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Nevzat Bejta. Qëllimi i këtij takimi, të realizuar në frymë të ngrohtë dhe miqësore, ishte të preken çështje të cilat janë në interesin e qytetarëve. Përgjatë takimit i shpjegova zotit Bejta për objektivat e Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës dhe e sigurova se të gjitha këto objektiva janë të prekshme dhe të realizueshme brenda këtij mandati. Jemi duke punuar në shumë drejtime në mënyrë që të rrisim cilësinë e jetës së qytetarëve tanë në vend.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…