Në takim me znj. Patrizia Di Giovanni falemnderova UNICEF për mbështjetjen e dhënë në procesin e ngritjes së kualitetit të arsimit filor në vend. UNICEF është partner i rëndësishëm i cili vepron në disa segmente të rëndësishme, posaçërisht në periudhën e kaluar, gjatë pandemisë së covid19, me aktivitete konkrete në trajtimin më të mirë të nxënësve tanë.Në takim shfrytëzova rastin të njohtoj drejtoreshën me politikën dhe përcaktimet e MASH lidhur me vijimin e reformave, duke diskutuar çështjet e ndryshimeve të më tepër ligjeve të cilët së shpejti do të gjenden në procedurë parlamentare. Për këtë çështje do të kërkoj konsenzus më të gjërë politik, duke ftuar për kontribut edhe faktorët politik të opozitës, e poashtu edhe trupat profesionalë, arsimtarët dhe prindërit.U dakorduam që UNICEF në bazë të nevojave aktuale, të bëjë përshtatjen më të mirë të mundur të aktiviteteve për të gjetur mënyrën që të jep kontribut pozitiv dhe të drejtpërdrejtë në procesin reformues.