Shaqiri takoi drejtorët e 20 shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit

Sot u takova me drejtorët e 20 shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit dhe diskutuam për sfidën kryesore e cila për momentin e tangon procesin edukativo-arsimor, e që janë paralajmërimet e shpeshta kërcënuese. Këto paralajmërime e ndalojnë mësimin, ndikojnë në gjendjen psikologjike të nxënësve, lënë pasoja në dituri, por edhe e prishin funksionimin dhe organizimin e përditshëm të familjeve.

I dëgjova me vëmendje edhe mendimet, propozimet dhe sygjerimet e tyre dhe i sigurova që të gjitha këto do të përcjellen në Qeveri si instanca më e lartë e cila do të sjell vendim si më tutje në luftën kundër sulmeve hibride ndaj sistemit arsimor. 

U kumtova se ministria në mënyrë aktive është në komunikim me organet e sigurisë dhe po propozohen protokole konkrete si masë për të siguruar në kontinuitet procesin mësimor në shkolla me prezencë fizike.

Mbetemi të bashkuar dhe me qëllim të njejtë – t’i mbrojmë më të rinjtë dhe familjet e tyre.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…