Shaqiri takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretariatit për Partneritet të Qeverisjes së Hapur Paul Massen

➡️Sot realizova takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretariatit për Partneritet të Qeverisjes së Hapur Paul Massen, në lidhje me procesin e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) në vendin tonë.👉Republika e Maqedonisë së Veriut është ndër vendet e para që iu bashkuan këtij partneriteti global. Përmes kësaj iniciative, RMV ka zbatuar katër plane veprimi dhe ka arritur reforma të rëndësishme në fusha të ndryshme, duke përfshirë transparencën fiskale, bashkëpunimin me shoqërinë civile, mbrojtjen e sinjalizuesve, prokurimin publik, parandalimin e korrupsionit, qasjen në drejtësi dhe të dhëna të hapura.👉Në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja në lidhje me arritjet për këtë proces dhe u dhanë propozime për përmirësimin e bashkëpunimit gjatë vitit 2021.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…