ë frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, sot zhvillova një takim me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Shaqir Fetahu.▫️Biseduam rreth punës së Bashkësisë Fetare Islame përgjatë muajit të Ramazanit. U informova më tepër rreth aktiviteteve humanitare që ka ndërmarrë ky institucion dhe shpreha gatishmërinë time për të ofruar mbështetje institucionale.▫️Meqënëse disiplina është një nga shtyllat e muajit të Ramazanit, e pamë të nevojshme që të bëjmë thirrje që qytetarët të respektojnë masat anti Kovid të ndërmarra nga Qeveria dhe në këtë formë të luftojmë këtë pandemi.Takimin e mbyllëm duke i uruar njëzëri çdo besimtari agjërim të lehte dhe të dalin ngadhnjimtar nga ky muaj i sakrificës.