Shaqiri: Të përdorim gjithë kreativitetin për ndryshimin e statistikës së zezë ku shpesh viktima janë fëmijë dhe të rinjtë 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vëmendje të veçantë i kushton mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së nxënësve si grupi më i rrezikur i pjesëmarrësve në trafik. Nëse nisemi nga fakti se еdukimi është mekanizmi më i mirë përmes të cilit mund të ndikohet në mënyrën e të menduarit dhe sjelljes së gjeneratave të tëra, atëherë është e qartë se në procesin edukativo-arsimor mund të shfrytëzohen një gamë e gjerë mundësish për ndryshime pozitive në sjelljen në komunikacion  theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës në panelin  e diskutimit të punëtorisë përfundimtare për shqyrtimin e kapaciteteve të menaxhimit të sigurisë në komunikacion në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Punëtoria organizohet në kuadër të Projektit për përmirësimin e rrugëve lokale, për të cilin janë siguruar mjete nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. 

“Edukimi për kulturë në  trafik dhe respektimi i rregullave  të trafikut çon në zvogëlimin e rreziqeve ndaj të cilave janë të ekspozuar fëmijët dhe të rinjtë si pjesëmarrës në trafik. Prandaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, shkollat, Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe pushtetin lokal, në vazhdimësi realizohen fushata të shumta me qëllim që edukimi që nga mosha e hershme të fitojë shprehi  të sigurta në komunikacion”, u shpreh ministri Shaqiri. 

Përfaqësuesit e resoreve dhe institucioneve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në sigurinë në trafik shprehën vendosmërinë për të mobilizuar resurset ekzistuese për të reduktuar viktimat, lëndimet dhe dëmet materiale në rrugë dhe ndanë mendime për mundësi të reja për përmirësimin e këtij segmenti të rëndësishëm për mirëqenien sociale. 

Ministri Shaqiri theksoi se statistika e zeza në rrugët e Maqedonisë, në të cilat viktima shpesh janë fëmijë dhe të rinj, kërkon që të gjithë të përdorin të gjithë kreativitetin e tyre në përmirësimin e numrave. 

„ Reformat themelore të sistemit arsimor u mundësojnë nxënësve që nga mosha më e hershme, përveç përvetësimit të njohurive dhe aftësive të aplikueshme, të adoptojnë norma të sjelljes, përfshirë ato që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e sigurt në trafik. Në kuadër të lëndëve të lira zgjedhore, mundësohet përfshirja e kulturës së trafikut, sipas moshës së nxënësve dhe nevojave dhe interesave të tyre“, u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës. 

Ai shprehu besimin se sinergjia e krijuar si dhe konstatimet  dhe rekomandimet nga punëtoria do të jenë  kontribut ndaj  aktiviteteve edukative për sigurinë e nxënësve si pjesëmarrës në komunikacion. 

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…