Shaqiri: Të vendosur për të çuar përpara procesin e digjitalizimit

Në kuadër të procesit të digjitalizimit sot zhvillova takime pune me Kryetaren e Dhomës së tregtisë për teknologji informatike dhe të komunikimit, znj. Aneta Pesheva dhe me kryetaren e Lidhjes së odave ekonomike, znj. Danela Arsovska.Pika diskutimi gjatë dy takimeve ishin digjitalizimi i shërbimeve, thellimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirje në ndjekjen e realizimit të proceseve të digjitalizimit.Përsa i përket përgatitjes së ligjit për sigurinë e rrjetave dhe ligjit të menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike, ne jemi të hapur për çfarëdo lloji sygjerimi, në funksion të përgatitjes së bazës së mirë ligjore për themelimin e Agjencisë për digjitalizim në gjysmën e dytë të vitit 2021.Komunikimi ynë me institucionet publike në vend është i vazhdueshëm dhe qëllimi ynë është që kontaktet dhe bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohen akoma më shumë, në mënyrë që këto procese të finalizohen në afat kohor më të shkurt.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…