Në seancën e sotme parlamentare u votuan ndryshimet e Ligjit për komunikime elektronike.Kjo mundëson që, për të gjithë prodhuesit e teknologjive 5G, në periudhën në vijim, do të sillen ndryshimet nënligjore për komunikime elektronike nga Agjencia për komunikime elektronike, për të operacionalizuar kriteret teknike, të cilave do t’iu nënshtrohen këto prodhues të teknologjive 5G.Tashmë Republika e Maqedonisë së Veriut do të rrisë sigurinë për teknologjinë 5G.Si vend aspirant për në Bashkimin Europian, mbrojtja e të dhënave të qytetarit vjen në radhë të parë.Ky është një prioritet i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë përsa i përket implementimit të kësaj teknologjie.