Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, u drejtua në ushtrimin e tretë nacional mbi koordinimin dhe komunikimin gjatë përgjigjes ndaj incidenteve për sigurinë kompjuterike, i cili po zhvillohet online, nën organizimin e Agjencisë së komunikimeve elektronike (AKE) dhe Qendrës nacionale për incidente kompjuterike (MKD-CIRT).,,Organizimi i ushtrimeve nacionale në bashkëpunim me të gjithë faktorët, të cilët janë pjesë e sigurisë kibernetike është parashikuar në Strategjinë Nacionale për sigurinë kompjuterike 2018-2020, ndërsa në nivel operativ edhe në Planin aksional. Në fillimin e këtij viti, Republika e Maqedonisë së Veriut realizoi një nga qëllimet strategjike dhe u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Megjithatë, anëtarësimi në NATO, krahas anëve të mira, mund të kontribuojë të bëheni një objektiv për sulmet kibernetike dhe hibride. Për këtë arsye , mbajtja e rregullt e këtyre llojeve të ushtrimeve është e domosdoshme për t’u bërë më rezistentë ndaj incidenteve kibernetike, të përballemi më lehtë dhe në mënyrë më efikase me kërcënimet kibernetike më komplekse në nivel nacional“, theksoi ministri Shaqiri.Ministri Shaqiri, vuri në pah se për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga Covid-19, u zhvillua me tempo të përshpejtuar digjitalizimi i sistemeve të informimit të institucioneve shtetërore dhe publike, me qëllim që të sigurohen një numër i konsiderueshëm i shërbimeve elektronike ndaj qytetarëve dhe bizneseve dhe për këtë arsye nevojitet mbrojtje më e lartë e të dhënave.,,Mbrojtja e këtyre të dhënave imponon nevojitjen që nëpunësit administrativ të jenë të vetëdijshëm dhe të praktiokojnë nivel më të lartë të sigurisë kibernetike në punën e tyre të përditshme.Në aspekt të realizimit të këtij qëllimi,në muajt në vijim MSHIA -ja dhe MKD-CIRT do të bashkëpunojnë në drejtim të realizimit të trajnimeve interative online mbi sigurinë kibernetike të destinuara për nëpunësit administrativ dhe kuadrin ushëheqës“, bëri të ditur ministri Shaqiri.Ministri Shaqiri, potencoi se në botën e internetit të lidhur në mënyrë reciproke, të gjithë ndajmë përgjegjësinë për sigurinë e hapësirës kibernetike. Ashtu, siç drejtuesit e automjeteve ndajnë përgjegjësinë e sigurisë në komunikacion, ne të gjithë, ndajmë të njëjtin rrjet global dhe prandaj duhet ta konsiderojmë sigurinë kibernetike si përgjegjësi e domosdoshme shoqërore.Në këtë eveniment, në të cilin u drejtua dhe drejtori i AKE Sasho Dimitrijoski, marin pjesë profesionistë nga sfera e sigurisë kibernetike në vend, si dhe përfaqësues të sektorit privat dhe të komunitetit akademik.