Shaqiri u takua me Ambasadorin e Sllovakisë Henrik Markush

Përvojat dhe njohuritë sllovake, në aspekt të digjitalizimit të administratës publike, ishin në fokus të takimit të sotëm të punës ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe ambasadorit të Republikës së Sllovakisë Henrik Markush. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan lidhur me proceset reformuese dhe bashkëpunimin bilateral, veçanërisht për mbështetjen që merr Republika e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet ,,Ndihmës sllovake” (Slovakia Aid)Sot, ambasadori Markush, ministrit Shaqiri ia prezantoi projektin: ,,Transferim i njohurive për digjitalizim të administratës publike”, i cili ka për qëllim bartjen e përvojave reformuese të Sllovakisë dhe mbështetjen për funksionimin efikas të administratës shtetërore në sferën e digjitalizimit, në përputhje me procesin integrues të Bashkimit Evropian.Ministri Shaqiri, shprehu kënaqësinë që nëpërmjet raportit të partneritetit do të vendoset bashkëpunim dhe do të shkëmbejnë përvoja të rëndësishme nëpërmjet aktiviteteve të propozuara, duke përfshirë edhe punëtoritë, në të cilat do të marrin pjesë të punësuarit e administratës publike. Rezultatet e projektit përfshijnë sigurim më efikas të shërbimeve elektronike, rekomandime të zhvillimit të sistemeve për sigurinë e informacioneve si dhe interoperabilitet, por do të shërbejë edhe si udhërrëfyes ndaj hapave të domosdoshëm në aspekt të legjislacionit dhe mbështetjes organizative.Njëkohësisht, ministri Shaqiri iu falënderua ambasadorit sllovak Markush për ofrimin e mbështetjes së Republikës së Sllovakisë në aspekt të integrimt të vendit tonë në Bashkimin Evropian, duke potencuar se përvojat sllovake janë të një rëndësie të veçantë.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…