Shaqiri: Universiteti „Nënë Tereza“ më në fund do të marrë objektin e vet, së shpejti do të nisin aktivitetet e infrastrukturës në lokacionin e caktuar nga MASH-i dhe Qeveria

Gjashtë vite pas themelimit, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup do të marrë kompleksin e tij të infrastrukturës. Me vendim të Qeverisë disa ditë më parë, institucioni i arsimit të lartë ka marrë lokacion ku objektet ekzistuese do të përshtaten për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët. Investimin do ta realizojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe vetë universiteti.

Ky ishte rasti i takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me rektorin e sapoemëruar të Universitetit Nënë Tereza, prof. Dr. Izet Zeqiri në të cilin u krye pranim dorëzimi i lokacionit në rrethin e ish-kazermës “Ilinden” në kryeqytet, ku do të vendoset kampusi universitar. Në takim u diskutua për planin e aktiviteteve dhe dinamikën me të cilën do të realizohen.
“Sot po përfundojmë procedurat administrative për të nisur ndërtimin e kampusit universitar dhe ky është hap i madh përpara në përpjekjet për ndërtimin e një institucioni cilësor të arsimit të lartë.“ Sepse cilësia në masë të madhe varet nga kushtet infrastrukturore”, tha ministri Shaqiri, duke shprehur pritjet që aktivitetet ndërtimore të fillojnë këtë vit dhe nga viti i ardhshëm akademik i gjithë procesi mësimor-shkencor do të bartet në objektet e reja.
Rektori i ri i Universitetit “Nënë Tereza”, prof. Dr. Izet Zeqiri falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverinë për lokacionin e lëshuar dhe për mbështetjen e deritanishme që i jepet  universitetit nga të gjitha aspektet, ndërsa tha se ky është sukses i udhëheqjes aktuale të universitetit.
“Shpresoj që sa më shpejt do të fillojnë dhe do të përfundojnë aktivitetet investuese, pas së cilës do të kompletohemi si universitet dhe me këtë besoj se do të rritet edhe më shumë motivimi për punën e profesorëve, por edhe motivimi për studentët për të mësuar”.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…